Zgjedhjet e brendshme në LV-së, Kurti flet për krijimin e një rregulloreje për mërgatën
17 korrik 2022
| 14:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për “një moment tepër të rëndësishëm”, ndërsa ka ftuar për “pjesëmarrje sa më të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka thënë se do t’i zgjedhin strukturat drejtuese dhe ato të deleguara të partisë për secilin vendbanim, ndërsa theksoi krijimin e një rregulloreje të re për mërgatën.
“Qendrat e LV-së në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën e njëjtë të organizimit sikurse në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se LV-ja do të ketë edhe dy struktura të reja, të Gruas për Vetëvendosje, dhe Rinisë për Vetëvendosje.