Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mendim i deputetëve, jo qëndrim zyrtar i PDK-së
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar nuk është koha për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi ende jemi në pandemi, janë të kushtueshme dhe se qytetarët duan zgjidhje të problemeve dhe jo zgjedhje.
Çitaku në një intervistë për Blic ka thënë se PDK nuk ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nuk është koha për zgjedhje, jemi në pandemi dhe se qytetarët janë lodhë nga zgjedhjet, ata kërkojnë zgjidhje. Pastaj janë edhe të kushtueshme. Qeverisë duhet t’i japim edhe pak kohë, nuk ka urgjencë. Kërkesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mendim i deputetëve dhe nuk janë qëndrime zyrtare të PDK-së, pasi qytetarë më shumë ka nevojë për përkrahje se sa për zgjedhje. E kemi vetëm nja pako emergjente, e cila nuk është implementuar në tërësi”, tha ajo për Blic.
Sipas saj, dialogu me Serbinë nuk është Big Brother, por PDK e mbështet kryeministrin Kurti në këtë proces.
Duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë, që po mbahet ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, ka thënë se procesi është persekutim, nuk është drejtësi.