Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Medvegjë
08 shtator 2019
| 12:50
Në Medvegjë, qytetarët janë duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 6 mijë e 602 persona.
Të gjitha 28 vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor deri tash ka kaluar pa incidente e probleme, raporton TV Arta.
Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.
Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe dy parti shqiptarë.