Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

04 janar 2019 | 08:02

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vit nuk është në interes të vendit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se viti 2019 nuk do tëjetë i lehtë për Kosovën pasi do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka thënë se partia të cilën e udhëheq, AAK-ja, kurrë nuk ka qenë e fortë për zgjedhje të reja.

Si Aleancë besoj se kurrë punët më mirë për zgjedhje nuk i kemi pasur, por nuk e di sa është në interes të vendit shkuarja në zgjedhje të reja në proceset që është Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që të bashkohen në procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

“LDK-ja është mirë të vijë në tavolinë. Pra mund vijë t’i marrë materialet dhe pastaj të shkojë t’i diskutojë ato me strukturat e partisë dhe në fund le të votojë. Nuk ka rrezik të ndodhë diçka që do t’i mbesë në derë, pra ndonjë e keqe. Mosardhja në tavolinë është frikë, është ikje prej përgjegjësisë. Vetëvendosja ka një pozicion tjetër, por edhe ajo si vëzhguese ka mundësi të vijë”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në.

Ai ka treguar se do të kishte dëshirë ta përfshinte këtë subjekt politik në Qeveri por, sipas tijzyrtarët e PSD-së ia kanë bërë të qartë se në këtë mandat nuk do të përfshihen në Qeveri.

“E di se në opinion gjithë mendojnë se ekziston një farë dashurie e fshehtë për pushtet. Mirëpo, sa kam komunikuar me ta, ata kanë thënë se duan që t’ia mundësojnë Kosovës t’i kryejë ato punë që mundet, pra duke mos e bllokuar vendin. Ata nuk janë të interesuar të marrin përgjegjësi qeverisëse në konstelacionin e tanishëm qeverisës. Ata më kanë thënë se nëse ti kryen një punë që është në interes të Kosovës, e ke përkrahjen tonë. Më vjen shumë mirë që PSD-ja gjeti guximin në këtë drejtim”, ka deklaruar Haradinaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sitëm të gazetës “Epoka e re”)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot ka vizituar kompleksin…