
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shqipëri, sot nis zyrtarisht fushata elektorale
19 shkurt 2022
| 09:33
Sot ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shqipëri.
Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
KQZ-ja vendosi që më 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.
Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.