Zgjedhjet e reja në Serbi, Kosova pritet të jetë ‘ndër temat kryesore në fushatat zgjedhore’

17 shtator 2023 | 14:26

Tashmë kur po flitet për zgjedhje të reja në Serbi, data e mbajtjes e të cilave pritet të dihet deri nga mes i tetorit, fushata politike atje veçse ka nisur dhe nuk do shumë mend që nga temat kyçe e cila do të shfrytëzohet për të shënuar poenë politike do të jetë Kosova.

“Deutsche Welle” (shërbimi në gjuhën serbe) i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit atje, ku Bojan Klaçar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD) thotë se “Kosova do të jetë një temë e rëndësishme në fushatën zgjedhore”.

“Është temë në secilën fushatë në mënyra të ndryshme, dhe tash do të jetë edhe më e rëndësishme për shkak të përshkallëzimit. Kosova normalisht është një ndër tre temat më të rëndësishme në çdo fushatë”.

Gazetari serb, Nedimo Sejdinoviq, mendon ndryshe. Duke folur për “DW”-në, ai thotë se SNS-ja e Vuçiqit dhe SPS-ja e Daçiqit “kanë licensën e patriotizmit dhe nuk frikësohet se mund ta humbasin”.

“Ka parti të djathta nga opozita të cilat mund të shënojnë ndonjë pikë me temën e Kosovës, por nuk besoj se qeveria serbe do ta shtyjë këtë çështje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në Kosovë  kanë ndodhur tri aksidente të cilat…