Zgjedhjet lokale, Kusari-Lila: Nuk mund t’ia kthejë shpinën Gjakovës

11 gusht 2021 | 22:18

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka konfirmuar në ATV se do të jetë kandidate për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

E ftuar në emisionin “N’NEJË”, Kusari-Lila është shprehur se ‘pavarësisht sa lartë ngjitet në pozita, ajo asnjëherë nuk mund t’ia kthejë shpinën Gjakovës, dhe se si “ushtare e devotshme”, nuk mund ta mohojë thirrjen që po pretendon se po i bëhet.

“Gjakovës asnjëherë nuk mund t’ia kthej shpinën, pa marrë parasysh sa lart ngjitem. Kur me vjen thirrja për Gjakovën i lë krejt. Më duket vetja si në ushtri të reagimit të shpejtë, të thërrasin diku duhet të shkojë shpejt. Mua thirrja më ka ardhur, e unë si ushtare e devotshme për Gjakovën, natyrisht se nuk mundem me mohu një thirrje të tillë dhe besoj që shumë shpejt ne mundemi ta bëjmë publike që Gjakova nuk mbetet pa përkushtimin e njerëzve të vet”, u shpreh ajo në ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e zyrtarëve nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve…