Zgjedhjet lokale në Kosovë, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

01 korrik 2021 | 14:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se nga sot (e enjte) ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.

“Kërkesën për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat”, ka njoftuar KQZ-ja.

Ky institucion ka njoftuar se afatet për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator, ndërsa për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër për ditën e zgjedhjeve janë: për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator dhe për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor.

KQZ-ja ka sqaruar se vetëm vëzhguesit e akredituar nga mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka ngritur shqetësimin e…