Zgjedhjet lokale, Nisma në Gjakovë arrin marrëveshje me Partinë Liberale Egjiptiane

16 gusht 2021 | 11:51

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo parti ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale të 17 tetorit me Partinë Liberale Egjiptiane, e cila në këto zgjedhje do të garojë në listën e Nismës.

“Nisma Socialdemokrate, dega në Gjakovë, sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale të 17 tetorit me Partinë Liberale Egjiptiane, e cila në këto zgjedhje do të garojë në listën e Nismës”.

“Falënderoj kryetarin e degës së Partisë Liberale Egjiptiane në Gjakovë, Artan Berisha dhe kryesinë e degës për mbështetjen që do të më japin mua si kandidat për kryetar komune. Do të punojmë së bashku për t’i përfaqësuar në Asamblenë Komunale të gjitha interesat e qytetarëve. Bashkë dhe të mobilizuar do t’ia dalim drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak fluksit të…