
Zgjedhjet ndikuan në rritjen e numrit të rasteve me Covid-19
Zëvendësambasadori britanik në Kosovë, Jacob Webber, ka kritikuar partitë politike për rritjen e numri të të infektuarve me koronavirus.
Në lansimin e punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave” të organizuar Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), ai ka thënë se sjellja e partive, kandidatëve dhe e qytetarëve para dhe gjatë zgjedhjeve kanë ndikuar që numri i rasteve me Covid-19 të rritet.
“Mbajtja e zgjedhjeve gjatë pandemisë ka qenë një sfidë e madhe për Kosovën. Zgjedhjet e lira janë indikatorë të zhvillimit të demokracisë së një shteti sidomos tani kur Covid-19 po mbretëron më shumë se një vit. Sjellja e partive, kandidatëve e qytetarëve solli rritje të të infektuarve. Gjatë fushatës ne shprehëm shqetësimin tonë për masat anti-Covid”, ka thënë Webber.