Zgjedhjet në BE, “Facebook” shton masat kundër ndërhyrjeve të huaja
Kompania “Facebook” ka përforcuar rregullat mbi reklamat politike përpara zgjedhjeve evropiane në fund të majit.
Zëvendëspresidenti Richard Allan ka njoftuar futjen e mjeteve të reja për të ndjekur dy objektiva: për të parandaluar reklamat nga përdorimi i vendeve të huaja për të ndërhyrë në zgjedhje, siç ndodhi me postimet ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2016, dhe për të rritur transparencën e çështjeve politike.
Për të publikuar postimet e paguara elektorale, reklamuesit duhet të jenë të autorizuar në vendet e tyre duke treguar identitetin dhe vendbanimin.
Reklama do të përcaktojë se kush do të paguajë për t’i publikuar ato, sa kanë paguar dhe sa njerëz i kanë parë ato.
Ato subjekte që nuk do të regjistrohen deri nga mesi i prillit, do t’i shohin të bllokuara reklamat. Reklama do të ruhet në një arkiv në internet që mund të konsultohet për 7 vjet.
Masat e reja, pjesërisht të njoftuara më parë nga kompania, do të zbatohen jo vetëm për reklamat elektorale në kuptimin e ngushtë, për të mbështetur një kandidat apo parti, por edhe për postimet që merren me tema shumë të politizuara që mund të ndikojnë në votim, si për shembull çështja e migracionit.
Artikujt gazetareskë mbi çështjet politike, edhe nëse sponsorizohen në mediet sociale, do të dallohen nga spotet elektorale./javanewa.al/