Zgjedhjet në Britani, Exit Poll-et: Partia e Boris Johnsonit merr shumicën
12 dhjetor 2019
| 23:40
Exit pollet në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të enjten.
Sipas anketave të kryera nga BBC, ITV dhe Sky News, Konservatorët do të fitojnë 368 ligjvënës – 50 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.
Po sipas tyre, Partia Laburiste do të ketë 191, Partia Kombëtare e Skocisë 55 dhe Liberal-Demokratët 13.
Exit pollet bazohen në mbi 22,000 intervista në 144 vendvotime.
Në vitet e fundit, rezultatet e tilla paraprake kanë dalë të jenë relativisht të sakta.