Zgjedhjet në Francë, a mund të ketë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës?

30 qershor 2024 | 15:59

“Do të duhet pritur deri në raundin e dytë për të ditur me saktësi si duket skena politike e Francës, kush do të jetë kryeministri dhe çfarë qeverie do të ketë Franca”, ka thënë në një bisedë për “Albanian Post” profesori i Diplomacisë në Shkollën e Menaxhimit (IESEG) në Paris, Valon Murtezaj, kur është pyetur nëse qasja e Parisit do të ndryshojë ndaj Kosovës nëse e djathta ekstreme i fiton zgjedhjet.

Populli francez këtë të diele po iu drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur mes presidentit Emmanuel Macron dhe lideres së të djathtës ekstreme, Marie Le Pen, derisa ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se pavarësisht se kush fiton nuk do të ketë ndryshime të shpejta.

“Ndryshime të mëdha dhe të menjëhershme nuk mund të ketë, sepse presidenti aktual Macron është në pushtet edhe me tej dhe politika franceze përcaktohet nga marrëveshjet më të gjëra brenda franceze”, ka thënë Murtezaj.

Ndryshe, në Francë janë hapur qendrat e votimit për rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, për herë të parë në histori.

Më 9 qershor, presidenti francez, Emmanuel Macron, tronditi kombin duke thirrur zgjedhje të parakohshme pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundrejt Rassemblement National të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane.

Qëllimi i tij ishte të ndalonte përparimet e së djathtës, por është një bast i rrezikshëm që mund të rezultojë i kundërt. Janë zgjedhje parlamentare, që do të thotë se Macron do të mbetet president deri në vitin 2027.

Parashihet që dalja në zgjedhje të jetë e lartë dhe sondazhet e fundit kanë thënë se partia e Le Pen do të fitojë në mes të 35 për qind deri në 37 për qind të votave, aleanca e Frontit të Ri Popullor e krahut të majtë parashihet të marrë 27.5-29 për qind, dhe kampi centrist e Macronit 20 deri në 21 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladyslav Khomutov është rikthyer te skuadra e Dukagjinit. Mesfushori ukrainas…