
Zgjedhjet në Gjermani, ja kë nxjerrin fitues sondazhet
Këtë mbrëmje pritet të jetë një natë monumentale për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sondazhet i kanë vendosur vazhdimisht në një vend të dytë të qartë që nga shpallja e zgjedhjeve, sipas CNN. Fakti që ata mund të sigurojnë rreth 20% të votave do të përfaqësonte një ndryshim të madh në spektrin politik gjerman. Në vitin 2021, ata morën vetëm 10%.
Zgjedhjet e fundit rajonale dhe ato evropiane mund të jenë një tregues i rritjes së tyre të vazhdueshme. Ata përfunduan në vendin e dytë në votimin për Parlamentin Evropian dhe, në nivel rajonal, në zonat e tyre të forta në Gjermaninë Lindore, shteti i Thuringisë u bë rajoni i parë gjerman që zgjodhi një parti të ekstremit të djathtë që nga epoka naziste.
Partia është ashpërsisht kundër emigracionit dhe është klasifikuar si një “ekstremist i dyshuar”, gjë që lejon një mbikëqyrje të shtuar nga shërbimet e inteligjencës.
Pse nuk do të jenë në pushtet: Vështirësitë për këtë parti do të shfaqen pas rezultateve dhe në mënyrën se si do të formohet qeveria e ardhshme gjermane.
Ata ka të ngjarë të kërkojnë një rol në qeveri, por një rregull i pashkruar i politikës gjermane në thelb i përjashton çdo bashkëpunim me partitë e ekstremit të djathtë – i njohur në gjermanisht si “brandmauer” – muri mbrojtës.
Më herët gjatë fushatës zgjedhore, Friedrich Merz testoi stabilitetin e këtij muri duke kaluar disa ligje të pa-detyrueshme mbi emigracionin me mbështetjen e AfD. Ky veprim shkaktoi protesta masive në të gjithë Gjermaninë.
Rezultati më i mundshëm është që ata do të mbeten jashtë çdo koalicioni, por padyshim që do të pretendojnë se janë trajtuar padrejtësisht.