Zgjedhjet në Himarë, përfundon orari zyrtar i votimit
U zhvilluan sot zgjedhjet e pjesshme në Himarë për kryetar bashkie, pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit pasi u dënua përfundimisht me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit.
KQZ shpalli vakancën për drejtuesin e qytetit bregdetar dhe Presidenca i hapi rrugën zgjedhjeve të reja me dekretimin e 4 gushtit.
23 mijë qytetarë ishin n ë listat zgjedhore dhe rrjedhimisht kishin të drejt ë për të votuar për kandidatin Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikurinë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në këto zgjedhje, proces në të cilin KQZ aplikoi vetëm identifikimin elektronik të zgjedhësve.
36 qendrat e votimit për këtë bashki u hapën në orën 07:00 pa ndonjë problematikë dhe procesi i votimit ka përfunduar tashmë zyrtarisht në 19:00.
Nga përllogaritjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 18:00, kanë votuar 8394 zgjedhës në 36 qendrat e votimit që Himara ka. Kjo shifër përkthehet në 36.70%, shumë herë më e lartë se votuesit për të njëjtën orë në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi se 6 mijë zgjedhës në Himarë nuk do mund të ushtrojnë të drejtën për të votuar për shkak se karta e tyre e identifikimit ka skaduar.