Zgjedhjet në Indi, partia e kryeministrit Modi në epërsi
Rezultatet e para nga zgjedhjet e përgjithshme në Indi e nxjerrin kryeministrin Narendra Modi dhe partinë e tij në epërsi.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia e Modit Bharatiya Janata kryeson ndaj partisë rivale, Kongresi Kombëtar Indian, në garën për Parlament.
Një udhëheqës rajonal i Kongresit Kombëtar Indian tha se partia opozitare po e pranon humbjen.
Zgjedhjet në Indi u zhvilluan për gjashtë javë.
Dhjetëra miliona indianë në 20 shtete dhe territore i hodhën votat e tyre në 91 zona elektorale.
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Indisë ka 542 vende dhe çdo parti ose koalicion ka nevojë për një minimum prej 272 deputetësh për të formuar qeverinë.
Ministri i Jashtëm i Indisë, Sushma Swaraj, nga partia e Modit, tha në Twitter se Partia Bharatiya Janata ka shënuar “fitore masive”. /Rel/