Zgjedhjet në Itali, prin koalicioni i Berlusconit
05 mars 2018
| 08:45
Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.
Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.
Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.
Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”.