Zgjedhjet në kantonin e Gjenevës, Bislimi: Të votohet miku i Kosovës Pierre Maudet
Këtë të diel mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për qeverinë e kantonit të Gjenevës.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Sali Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për mikun e Kosovës, politikanin Pierre Maudet.
Sipas Bislimit, vota për Pierre Maudet është votë edhe për Kosovën.
“Në raundin e dytë këtë të diel për qeverinë e kantonit të Gjenevës dilni masovisht të mbështetni mikun tim dhe të Kosovës Pierre Maudet”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë në kantonin e Gjenevës!
Në raundin e dytë këtë të diel për qeverinë e kantonit të Gjenevës dilni masovisht të mbështetni mikun tim dhe të Kosovës Pierre Maudet.
Mbështetni ngritjen e tij si feniks, është dielli që premton, në mbrëmje duket qe shuhet por në mëngjes vjen, dhe ai në këtë week-end duhet të vjen si diell, sepse për të ka nevojë Gjeneva, Zvicra, dhe vendi ynë që më së shumti ka nevojë për miq.
Vota për Pierre Maudet është votë edhe për Kosovën!
Me pa durim presim fitoren tuaj historike miku im Pierre!!!