![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/EULEX.png)
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
09 shkurt 2025
| 13:21
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokësore është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën me rastin e ditës së zgjedhjeve.
Shefi i EULEX-it, ka thënë se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së v otës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë.
“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano në “X”.