Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani

18 nëntor 2024 | 21:51

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani.

Rohde tha se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës rregullores specifike gjermane për fushatën atje.

Ai theksoi se sipas legjislacionit gjerman, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar diplomati gjerman në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve të saj rreth pesë…