Zgjedhjet në Kosovë, sfidë e madhe si për qeverinë ashtu edhe për opozitën
Shkruan: Fadil Maloku
1. Zgjedhjet e 9 shkurtit, midis shumë preokupimeve sociale e shqetësimeve evidente ekonomike e madje edhe ngjarjeve të imponuara politike, qytetarinë kosovare për herë të parë në procesin e shtet ndërtimit dhe inaugurimit të demokracisë, do i testojnë edhe dy tundime të reja sociopolitike. Ose thënë më ndryshe, elektorati i zgjedhjeve të 9 shkurtit do “provokohet” për herë të parë me dy oferta serioze që në pesë palë zgjedhje të mëhershme ishin në disproporcion aktiv dhe asimetri interesante, për shoqëritë ë ende nuk i tejkaluan “ethet” e transicionit. Këto dy tundime apo ndryshe që mund të konsistohen e shquhen edhe si dy hamendësime aktive, apo edhe si dy situata joshjeje problematike në kuptimin që elektorati duhet ta zgjedh vetëm njërin nga këto, janë pasuri e pjekurisë qytetare.
2. Përzgjedhja, natyrisht do bëhet në bazë të kritereve e standardeve të dëshmuara demokratike; shkallës së emancipimit politik, lirisë personale, afinitetit dhe bindjes ideologjike, pastaj prirjes dhe interesimit për ta “mirëmbajtur” edhe më tej frymën e politizimit të çdo procesi e zhvillimi që mbretëroj në shoqërinë kosovare gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Themi frymë politizuese, edhe për shkakun se Kosova, si shteti më i vonshëm, identitetin e vetë shtetërorë, e ndërtoj dhe mbi ndërtoj përmes një procesi të dhimbshëm dhe një kostoje në njerëz e të mira materiale. Frymë kjo që siguroj rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe kërcënimeve që vinin dhe ende vijnë pareshtur nga Serbia (tentim agresioni bashkë me aktet terorriste) për pjesën veriore të vendit.
3. Tundimi apo hamendësimi i elektoratit që do votoj në zgjedhjet e 9 shkurtit, thënë edhe më thjesht, duhet të përcaktohet ose në opsionin; a. (lexo; ofertën) që ka të bëjë më çështjet e standardit jetësorë, apo temat që kanë të bëjnë shumë më shumë me premtimet e rekrutuara nga sfera e interesave personale e familjare, e që kanë të bëjnë me( ngritjen e pagave, hapjen e vendeve të reja të punës, sigurimet shëndetësore, perspektivën në edukim, cilësinë në arsimim, etj. Pra, joshjet për një mirëqenie më të lartë, ku hetohet që se ca parti opozitare kanë shkuar shumë më larg me nuhatjen e nevojave qytetare. Nevoja këto që në këto kohëra krizash, mund ta luhat, intrigoj po edhe dislokoj disponimin apo prirjen për të votuar për njërin apo tjetrin subjekt. Ose, në opsionin b.(lexo ofertën) që ka të bë bëjë me vazhdimin e politizimit të temave të interesit shtetëror? Mjerisht, nuk kemi ndonjë studim të pavarur sociologjik, i cili paraprakisht do e dëshmonte njërin apo tjetrin opsion…Kështu që satisfaksion i vetëm për ta kuptuar të vërtetën për hamendësimin dhe tundimin e parë të pasluftës, për elektoratin kosovar mbetën zgjedhjet e 9 shkurtit. Votuesit e emancipuar politikisht, para se me shku te kutitë e votimit duhet me gjakftohtësi të mendojnë dhe të votojnë, për subjektin që i përmbush kërkesat (politike) apo nevojat (ekonomike) e tyre…