Zgjedhjet në Kukës do kushtojnë 25.5 milionë lekë
Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi në një konferencë për medie ka thënë se zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën në Kukës do të kushtojnë 25.5 milionë lekë.
Do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.
Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit.
Sakq Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore.
“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Pol shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë. Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, ka thënë Celibashi.