Zgjedhjet në Mal të Zi, Haradinaj: Koha e shqiptarëve është tash

28 gusht 2020 | 11:00

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka fituar shqiptarët në Mal të Zi që të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ai ka thënë se koha e shqiptarëve është tash.

“Derisa po numërojmë ditët e fundit para zgjedhjeve vendimtare në Mal të Zi, dua të ftoj shqiptarët tanë atje, që këtë të dielë të çohen masivisht në votë për vetveten.
Vota për partitë shqiptare në këtë udhëkryq politik është e rëndësisë së veçantë kombëtare e më gjerë”.

“Ruajtja e frymës properëndimore dhe euroatlantike, mbetet prioritet për Malin e Zi. Stabiliteti në rajon varet kryekëput nga vendosmëria e tyre. Koha e shqiptarëve është tash, kudo, pas Luginës dhe Maqedonisë së Veriut, radha është tek ju bashkëkombas në Mal të Zi. Më dëshirën për t’ju parë të fortë para sfidave, të bashkuar në qëllim, dhe unik në zë, ju priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka…