Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë mund të anulohen
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se zgjedhjet e planifikuara më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut mund të anulohen apo edhe të shtyhen në rast se përkeqësohet situata në vend me Covid-19.
“Kemi një test të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicë. Sot bashkë edhe me Bordin Këshillëdhënës do të nxjerrim disa rekomandime dhe do t’ia shpërndajmë edhe KQZ-së. Kjo varet nga situata epidemiologjike në vend. Zgjedhjet mund të anulohen, të shtyhen apo edhe mund të mbahen”, ka thënë Zemaj në Rubikon në Klan Kosova.
“Siç e kemi bërë publike s’ka aktivitete publike, nuk lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave, aktivitetet partiake mund të mbahen sipas kritereve aktuale që po i përdorim 10-15 persona sipas manualit. Gjithashtu mbikëqyrja do të rritet, por nëse kemi përkeqësim të gjendjes do të kemi edhe kufizime”, ka deklaruar Zemaj.