Zgjedhjet në PS, Edi Rama kërkon një mandat tjetër
Socialistët do të mbledhin nesër ( e martë) Asamblenë Kombëtare. “Top Channel”-i ka raportuar se në fokus të kësaj asambleje do të jetë rezultati zgjedhjeve të 30 qershorit.
Megjithëse pa opozitën dhe në 27 bashki pa rivalë, socialistët nuk janë të kënaqur me rezultatin.
Organizmi i zgjedhjeve në parti që do të diskutojë Asambleja socialiste është një pikë interesante. Kjo mbledhje zhvillohet në kohën kur ka mbaruar mandati si kryetar i Edi Ramës.
Në këtë kontekst, pritet me interes se kush do të jetë përballë Edi Ramës në garën për kreun e PS-së.
Në rendin e ditës së Asamblesë që mblidhet nesër ora 16:00 janë:
1. Fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-vendimit “për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-udhëzimit “për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-udhëzimit “për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët, etj.
6. Të ndryshme.