Zgjedhjet në Rusi, 74 persona të arrestuar
Zgjedhjet në Rusi janë përcjellë me shumë probleme siç ishte arrestimi i shumë qytetarëve, shkruan BBC.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur se 74 persona janë arrestuar vetëm pse me veprimet e tyre protestuan kundër zgjedhjeve.
Të dhënat më të fundit nga grupet monitoruese për të drejtat e njeriut, thonë se 74 persona janë arrestuar, kurse deri në orët e para të mëngjesit kjo shifër ishte 50.
BBC nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikojë informacionin, dhe nuk dihet mbi çfarë baze janë kryer këto arrestime apo nëse kanë të bëjnë me protestat e organizuara kundër Putinit.
Në anën tjetër në ditën e fundit të zgjedhjeve në Rusi, janë shtuar sulmet me dronë nga ukrainasit që goditën në rajone të ndryshme.
U raportua për shpërthime pranë aeroporteve në rafineri nafte dhe fabrika për përpunimin e metalit, e shumë qytetarë kanë dëmtuar fletëvotimet apo i ka vënë zjarrin qendrave të votimit, në shenjë proteste kundër politikave të Vladimir Putinit.