Zgjedhjet në Serbi, O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, nuk pret që Serbia të ndryshojë qëndrim në raport me dialogun e Kosovës pas zgjedhje në Serbië.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, diplomati i lartë amerikan ka bërë me dije se SHBA-ja pret që Serbia t`i përmbahet obligimeve që ka marrë në procesin e dialogut të Brukselit.
“Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, ka thënë O’Brien.
Ai ka vlerësuar se as Kosova dhe as Serbia nuk kanë arsye për shtinin e tensioneve në veri.
Sipas tij, ShBA-ja pret ulje të tensioneve në këtë pjesë të Kosovës.
“Është një zonë ku forcat e KFOR-it, NATO-s janë forcuar. Dhe, misioni evropian, EULEX, gjithashtu ka qenë shumë aktiv kohën e fundit. Prandaj, asnjëra palë nuk ka arsye të shkaktojë tensione atje dhe ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë”, është shprehur zyrtari i lartë amerikan.