Zgjedhjet në Shqipëri, emrat me të cilët Kurti do të provojë të sfidojë Edi Ramën
Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë do të merr pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke sfiduar Edi Ramën dhe partitë tjera.
Partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë ulëse edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Vetëvendosje ka vendosur që të garojë me tre kandidatë, kjo gjë është konfirmuar edhe selia qendrore e LV-së në Kosovë.
Zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për “Express” garën për zgjedhje.
Bëhet fjalë për Boiken Abazin, Iliaz Shehun dhe Kreshnin Merxhanin.
“Po, këta janë. Boiken Abazi tashmë i ka mbledhur nënshkrimet. Ndërsa, për Shehun dhe Merxhanin ende janë në proces”, është shprehur shkurt ai.
Ndërkohë, mediet në Tiranë raportojnë se Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje.