Zgjedhjet në Shqipëri: PS udhëheq në Jug, PD në Veri
26 prill 2021
| 09:41
Procesi i numërimit të votave për Zgjedhjet Parlamentare 2021 në Shqipëri, është duke vazhduar.
Në gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 194,226 vota, e pasuar nga PD-AN me 152,411 vota.
LSI deri më tani ka marrë 27,878 vota, kurse PSD 6,274.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera si në Gjirokastër, Fier, Berat, Sarandë, deri tani kryeson Partia Socialiste.