Zgjedhjet në veri: Deri në orën 11:00 votuan 9 mijë e 361 votues
19 maj 2019
| 12:11
Përfaqësues të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbajtur konferencën e dytë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
KQZ-ja ka njoftuar se deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9 361 qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre në këto katër komuna.
Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë, patën votuar 8 mijë e 483 votues apo 14.88 për qind.