Zgjedhjet në Zvicër, veprimtari Sali Bislimi bën thirrje që të votohen 30 deputetët që nënshkruan rezolutën për Specialen
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër të votojnë në zgjedhjet e nesërme parlamentare për miqtë zviceranë të Kosovës.
Veprimtari Sali Bislimi bën thirrje që të votohen deputetët zvicranë që nënshkruan rezolutën për Specialen (për të cilën Sali Bislimi ngre dyshime) mbi të gjitha i pari i saj, Michel Matter që është edhe kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Gjenevës.
Postimi i plotë i Bislimit në “Facebook”:
Bashkatdhetarë të dashur,
Miqe të mi kudo që jeni.
Nesër është një ditë e veçant për Zvicren, në këto zgjedhje parlamentare pjesëmarrja e juaj për t’i votuar miqtë e Kosovës na bënë nder.
Ju shqiptaë të kantonit të Gjenevës mos harroni mikun tim dhe të Kosovës ta votoni masovikisht z, Michel Matter i cili ishte i pari që në shkrimin për rezolutën për Gjykatën slSpeciale, në Valais z, Philippe Nantermod, në kantonin Vaud z, Olivier Francais, Jacqueline de Quattro, Presidentin Le Centre z. Gerhard Pfister, Reto Nause në Bern mikun tonë të bekuar, dhe të gjithë ata që nënshkruan rezolutën e paraqitur nga Zëri Perëndimor, emrat e tyre i keni tani në shtypin tonë!
Uroj që në këto zgjedhje të fitojnë bindshëm miqtë tanë dhe të Kosovës, që duhet përkrahur masovikisht nga ne! Nesër e bëni edhe një gjest për Kosovën duke i votuar miqtë tanë.
Le të fitojnë me të mirët. Fitore Zvicrës atdheut tonë të dytë!