Zgjedhjet nën “acar”, nesër temperaturat deri në -11C

13 shkurt 2021 | 19:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e nesërme në vendin tonë.

Të dielën e 14 shkurtit kur Kosova voton pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup arinjsh, të cilët sapo ishin lënë të lirë…