Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Haradinaj e quan veprim të ngushtën pjesëmarrjen e LV-së
24 shkurt 2021
| 11:44
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur veprim të ngushtën pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
“E konsideroj po ashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje. E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.