Zgjedhjet po afrohen, partitë politike ende pa listë të kandidatëve për deputetë

06 dhjetor 2024 | 09:03

Pjesa më e madhe e partive politike ende nuk kanë finalizuar listat për kandidatët për deputetë derisa afati për dërgimin e këtyre listave edhe kërkesave për certifikim të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon më 11 dhjetor. Përveç LDK-së e cila ka finalizuar listën partitë e tjera thonë se janë në përgatitje e sipër.

Përveç LDK-së e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit partitë e tjera ende janë në proces e sipër.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se kandidaturat tashmë janë dorëzuar nëpër qendrat e VV-së dhe më pas do shqyrtohen dhe votohen në Këshill të partisë.

“VV-ja i ka nisur procedurat e kandidatit të kandidateve që synojnë të bëhen deputetë…deri më tani kandidatët kanë dorëzuar nëpër qendra të VV-së që më pas do shqyrtohen dhe votohen”, tha Arbëreshë Kryeziu nga Vetëvendosje.

As PDK-ja e AAK-ja nuk kanë finalizuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në PDK thonë se lista do të përmbyllet brenda afati ligjor.

“PDK është duke punuar intensivishit për ta përpiluar dhe përmbylle listën për zgjedhjet. Ne afat të përcaktuar ligjor do ta kemi listën, Lista do të ketë edhe risi… PDK po shkon në këto zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet”, tha ër rtv21 Elmi Reçica nag PDK.

Edhe në AAK thonë se janë në proces teknik për këtë çështje.

“Përgatitet janë duke vijuar listat janë duke u përgatit është procesi teknik duke u ndërtuar se kemi pasur listën ma t’mire më të fuqishme..”, tha Besnik Tahiri-shef i Grupit parlamentar të AAK-së.

Ndërkohë në KQZ thonë se afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë si dhe kërkesave për certifikim të partive politike përfundon më 11 dhjetor në orën 16:00.

“KQZ-ja është në pritje të subjekteve politike që të bëjnë kërkesë për certifikim si dhe të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë… deri më tani nuk kemi pranuar asnjë kërkesë”, tha Elezi.

Partitë politike ka kohë që kanë nisur para fushatën zgjedhore, derisa fushata zyrtarisht do të nis më 11 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka…