Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, deri në orën 15:00 votuan 28 për qind e qytetarëve
21 prill 2019
| 16:56
Deri në orën 15:00 kanë votuar 28.89 për qind e qytetarëve në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, nga 77.51 për qind të vendvotimeve të përpunuara.
Sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski, deri në këtë kohë kanë votuar 396 252 qytetarë nga gjithsej 1.808 131 sa kanë të drejtën e votës.
Derkovski ka thënë se ende nuk kanë arritur të dhënat e vendvotimeve në Gazi Babë, Gostivar dhe Kriva Pallankë.