Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, deri në orën 18:30 votuan 39 për qind e qytetarëve
(E plotësuar) Vendvotimet në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur në orën 19:00.
Deri në orën 18:30, kanë votuar 662 827 votues, ose 39.71%.
Ky rezultat del nga 91,54% e vendvotimeve të përpunuara, respektivisht nga 3 339 vendvotime.
Gjithsej kanë qenë 3480 vendvotime.
———————————————
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, deri në orën 17:00 votuan 35 për qind e qytetarëve
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar se deri në orën 17:00, në 79.73% të vendvotimeve të përpunuara, kanë votuar 35,13% të votuesve, ose 496 774 votues,
Dalja më e lartë e votuesve është në Komunën e Kriva Pallankës me 57,82%, Komunën e Demir Kapisë 52,78% dhe Komunën e Demir Hisarit me 51.94 %.
Ndërsa përqindja më e ulët e votimit është në Komunën e Likovës me 13.55%, në Zhelinë 13.62% dh3 në Qendrën Zhupë 13.67%.
Nga KSHZ-ja njoftojnë se nëse vazhdon ky ritëm i votimit, deri në orën 19:00 do të votojnë rreth 600 mijë votues.