Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, prinë kandidati i koalicionit qeverisës

21 prill 2019 | 20:44

(E plotësuar / 22:09) Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, të publikuara në faqen e internetit, e të cilat përpunohen në vazhdimësi, kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski është në epërsi ndaj Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase, VMRO DPMNE dhe Blerim Rekës të opozitës shqiptare.

Nga rreth 62 për qind të vendvotimeve të numëruara, Pendarovski ka fituar rreth 45 për qind të votave, Gordana Siljanovska rreth 42 përqind dhe Blerim Reka afër 12

—————————————————-

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut në uebfaqen e tyre në internetit ka filluar të publikojë rezultatet fillestare.

Aktualisht sipas rezultateve kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski prinë me 41.77 për qind të votave para kandidatit të VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 38.69%.

Blerim Reka ka 15.65 për qind. Këto janë të dhëna jozyrtare të cilat azhurnohen, raporton Alsat-m.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komediani ukrainas, Volodymyr Zelensky, pa përvojë politike ka fituar në zgjedhjet e…