Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut: Kjo është platforma e Bujar Osmani
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka prezantuar platformën prej 10 pikash me të cilat garon në zgjedhjet e 24 prillit.
Lidhur me këtë ka shkruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se këtyre zotimeve iu qëndrojnë unanimisht bashkë.
““Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.
Ai tha se nuk garojnë vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes! “Bashkë drejt Evropës!”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.