Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, sot heshtje zgjedhore
20 prill 2019
| 09:17
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale.
Nga mesnata ka nisur edhe heshtja zgjedhore.
Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e ka përfunduar fushatën e tij me tubimin të enjten në Tetovë, ndërsa ai i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbylli dje me mitingje në Strugë e Ohër.
Sot, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.