Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore më 21 prill
08 shkurt 2019
| 18:32
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka shpallur zgjedhjet presidenciale.
Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.
Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.
/Epoka e re/