Zgjedhjet serbe, Kurti flet përsëri pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian

30 nëntor 2023 | 23:41

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën X për takimin që kishte me ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Kurti ka thënë se i ka informuar ambasadorët se zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse duhet të jenë vetëm me marrëveshje Kosovë-Serbi, përndryshe i ka refuzuar.

U takova me përfaqësuesit e QUINT dhe BE-së sot dhe i informoi ata se zgjedhjet serbe mund të organizohen jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë vetëm me statusin e tyre si Serbi dhe me marrëveshje speciale bt. shtetet sovrane, të pavarura sipas nenit. 2 të Agrmt Themelore”, ka thënë Kurti.

Për këtë takim më parë ka informuar edhe zyra e kryeministrit.

“Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhej në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi…