Zgjedhjet shtyjnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë

27 janar 2021 | 14:46

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, ka njoftuar se mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”,ka thënë Hoxha, raporton “Alsat-M”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rezultateve jo të mira me Genaro Gattuson, presidenti Aurelio…