‘Zgjedhjet zhdukin opozitën’, Muhaxheri i LDK-së i reagon Kurtit: Kjo është ëndrra e diktatorit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën në një konferencë për media ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në vend, të cilat është duke i kërkuar opozita.
Kurti ka thënë se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi sipas tij ajo zhdukët.
Ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Gazemend Muhaxheri, duke e quajtur kryeministrin diktator.
Ai ka thënë se vetëm diktatorët duan ta zhdukin opozitën.
Muhaxheri ka thënë se qytetarët do të vendosin me vota se kush fiton në zgjedhje.
“Ëndrrat e diktatorëve janë me shkuar në zgjedhje e me zhdukë opozitën, inshallah si ka shkuar mendja kështu Kurtit. Varët nga qytetarët që votojnë se kush do t’i fitonte zgjedhjet”, ka thënë Muhaxheri për “Front Online”.
Lidhur me këtë deklaratë kanë reaguar edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.