Zgjerohet Nisma në Skenderaj
07 janar 2018
| 16:15
Dega e Nismës në Skenderaj ka themeluar të dielën dy nëndegë në Obri të Ulët dhe Likofc.
Në themelimin e këtyre dy nëndegëve kanë marrë pjesë: anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Çerkin Dukolli, anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Faton Thaqi, deputeti nga radhët e Nismës Milaim Zeka, si dhe Bashkim Musliu, Bahri Beqiri dhe Ilir Meha nga kryesia e Degës së Nismës në Skenderaj.
Kryetar i nëndegës në Obri u zgjodh Bujar Smakiqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Likofc u zgjodh Elmi Hamza.
Në emër të Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli ka falënderuar të gjithë anëtarët e rinj në degën e Skenderajt, përkatësisht në dy nëndegët Obri e Ulët dhe Likofc, për rreshtimin e tyre në Nismën për Kosovën.