Zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik në lagjet e Prishtinës

24 nëntor 2019 | 17:18

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se krahas përmirësimit të infrastrukturës rrugore janë duke investuar edhe në zgjedhimin e rrjetit të ndriçimit publik nëpër lagjet e kryeqytetit. Një investim i tillë, kjo komunë ka njoftuar se është realizuar në lagjen “Bregu i Diellit”.

“Krahas investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, po investohet edhe në modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik nëpër lagje”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se pjesë e riparimeve dhe intervenimeve në infrastrukturën rrugore në lagje të ndryshme të qytetit është edhe asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, sky and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: night, sky and outdoorImage may contain: night, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ceremoni të veçantë, grupi i tifozëve i SC…