Zgjerohet shërbimi për shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut rrugor

25 prill 2025 | 14:08

Posta e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Policinë e Kosovës, ka zyrtarizuar zgjerimin e shërbimit për shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut rrugor.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefja ekzekutive e Postës, Nora Rraci, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Agron Rukiqi.

Pas implementimit të suksesshëm në kryeqytet, ky shërbim po shtrihet edhe në Gjilan, duke u mundësuar qytetarëve pranimin e gjobave direkt në adresat e tyre. Kjo nismë përforcon rolin e Postës së Kosovës në modernizimin e shërbimeve postare dhe në afrim të mëtejshëm me qytetarin.

Për më tepër, përmes këtij shërbimi, Posta e Kosovës po kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e sigurisë në trafik, duke mbështetur zbatimin më të qëndrueshëm dhe efektiv të masave ndëshkuese dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për respektimin e rregullave rrugore.

Posta e Kosovës falënderon Komunën e Gjilanit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e frytshëm. Zgjerimi i këtij shërbimi do të vazhdojë edhe në komuna të tjera, në funksion të modernizimit dhe rritjes së qasjes në shërbime publike.

Posta e Kosovës synon të ndërtojë një rrjet shërbimesh të integruara, të besueshme dhe digjitale, duke qenë një partner strategjik për institucionet, një mbështetje për bizneset dhe një shërbim i afërt me çdo qytetar, anë e mbanë Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka kërkuar nga imamët e…