Zgjidhen dy anëtarë të KGjK-së, për anëtarin e tretë rishpallet konkursi
11 maj 2022
| 16:59
Në Kuvendin e Kosovës është votuar për zgjedhjen të mërkurën për tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Nga komuniteti joshumicë janë zgjedhur Nikolla Kabashiq dhe Adriana Milletiq nga anëtarët jogjyqësorë në KGjK edhe me votat e Listës Serbe.
Ndërsa për anëtarin tjetër të KGjK-së, i cili duhej të jetë nga komunitetet e tjera do të rishpallet konkursi. Kjo do të ndodh pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur.