Zgjidhet anëtari i bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë
11 maj 2022
| 14:50
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarin nga komuniteti joshumicë Birol Urcan me 48 vota pro.
Ai është votuar nga deputetët e Kuvendit, ndërsa kundërkandidati i tij, Artin Shabani ka marrë 33 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 88 deputetë, kurse gjashtë vota ishin të pavlefshme.
Birol Ucan do të ketë 3 vjet mandat.