Zgjidhet përfundimisht problemi mes PSG-së dhe Mbappes  

07 shtator 2023 | 16:27

Telenovela Kylian Mbappe u mbyll, por ai nuk do të qëndrojë në Paris dhe PSG nuk do t’ia vështirësojë largimin. Futbollisti ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi qershorin e ardhshëm, kur kontrata e tij do të ketë skaduar dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën e re (Real Madrid?).

Parisienët kanë pranuar vendimin e sulmuesit dhe kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bonusin e besnikërisë që Kylian duhej të merrte në këtë vit të fundit në Francë.

Sipas “L’Equipe”, Mbappe ka refuzuar një bonus prej 100 milionë eurosh që i takonte nga 1 shtatori. Kështu, paratë do të mbeten në arkat e klubit. Një mënyrë për të lajmëruar një ndarje “konsensuale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste që do…