
Zgjidhja inteligjent qe sjell promocioni i pranverës për pajisjet e zgjuara që nuk duhet humbur
Pastrimi në stinën e pranverës është mundësia perfekte për të rifreskuar shtëpinë tuaj dhe për të sjellë zgjidhje inteligjente që ofrojnë më shumë prakticitet dhe efikasitet. Samsung ju sjell një promocion të veçantë pranveror me zbritje deri në 25% për pajisje të zgjedhura për shtëpi. Shfrytëzoni këtë mundësi dhe pajisni shtëpinë tuaj me teknologji të nivelit të lartë që thjeshton detyrat e përditshme.
Efikasitet dhe inovacion në duar tuaja
Për një shtëpi të pastër dhe të organizuar, pajisjet inteligjente dhe efikase janë të domosdoshme. Frigoriferët Samsung, lavatriçet, tharëses, dhe fshesave me korent ofrojnë zgjidhje të avancuara që lehtësojnë punët e shtëpisë, kursejnë energji dhe mundësojnë më shumë kohë të lirë.
Një lavatriçe e fuqishme siguron pastrim tërësor me kursim të zgjuar të energjisë, tharësja e cila than rrobat me butësi pa i rrudhur, dhe frigoriferi i gjerë ruan freskinë e ushqimeve për më gjatë. Fshesa me korrent Bespoke Jet mundëson pastrim të shpejtë dhe të lehtë, pa kabllo dhe pa mundim shtesë.
Tani mund t’i blini me çmime promocionale dhe të siguroni vite shtesë garancie duke regjistruar dhe lënë një rishikim të produktit të blerë në faqen zyrtare. Përfitoni nga kjo mundësi, modernizoni shtëpinë tuaj dhe shijoni më shumë kohë për veten.
Në kuadër të ofertës promovuese “Zgjidhni me mençuri, kurseni çdo ditë”, Samsung u ofron klientëve mundësinë e garancisë të shtuar deri në tre vjet për frigoriferët, lavatriçet, tharësat dhe pajisje të integruara të zgjedhura, si dhe garanci shtesë një vit për për modele të caktuara të fshesave me korent.
Për të marrë garancinë e shtesë, është e nevojshme të blini pajisjen e përzgjedhur gjatë periudhës promocionale, të regjistroni blerjen në faqen e internetit https://www.samsung.com/al/microsite/samsunggaranciezgjatur/ , brenda 30 ditëve nga blerja dhe të lini një rishikim të produktit të blerë.
Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe kompletoni shtëpinë tuaj me zgjuarsi
Promovimi për të përfituar një zbritje deri në 25%* zgjat deri më 27 prill 2025 ose deri në përfunidim të stokut te partnerët e shitjeve të Samsung. Promovimi për një garanci shtesë tregtare për disa produkte të (dy plus tre vjet garanci komerciale) dhe fshesa me korrent (dy plus një vit garanci komerciale) zgjat deri më 31 dhjetor 2025, me përjashtim të kombinimit të lavatriçeve dhe tharësevepër të cilat promovimi zgjat deri më 31 mars 2025. Më shumë informacione rreth pajisjeve dhe produkteve Samsung janë të disponueshme në faqen zyrtarehttps://www.samsung.com/al/.